Sot është prezantuar raporti me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se në krahasim me vitin 2017, rezultatet e vitit 2018 janë mjaft të mira.

Pjesë nga fjala e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu
Për vitin 2018 u morën dhe u trajtuan, 2517 informacione policore për kultivim të bimëve narkotike.
U çelën 40 procedime policore për persona të dyshuar me tendencën e Kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu u çelën 40 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për Kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 24 prej tyre ose 16 procedime me shumë se një vit më parë dhe 19 procedime të realizuara me shumë.
I kemi kushtuar vëmendje të vecantë bashkëpunimit me partnerët, duke e parë fenomenin e kanabisit si një shqetësim real rajonal dhe ndërkombëtar.
Kemi vendosur tashmë standartin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policitë e rajonit. Ajo që bie në sy për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe arritjes së suksesit është bashkëpunimi me palën italiane si partnere e ngushtë në hetime të përbashkëta operacionale.
Ndaj më lejoni sot këtu që të falënderoj kolegët e Policisë Italiane, misionin e Interforzës, Guardia di Finanza-s si edhe Universitetin i Dytë të Napolit, për kontributin dhe ndihmën e çmuar që po i japin Policisë Shqiptare.
Rezultat ishte projekti i Bashkimit Europian ?SANCAS?, në të tre komponentët e tij, mbikëqyrjen ajrore, mbështetja në fushën e teknologjisë dhe trajnimi i njësive të specializuara për luftën kundër drogës.
Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018.
U kryhen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar.
Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26? më shumë se në vitin 2017.
Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.
Punë të pandërprerë kemi bërë për goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, nëpërmjet zhvillimit të veprimeve operacionale për asgjësimin e bimëve narkotike dhe kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.
? Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
? Janë implikuar 220 shtetas.
? Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
? Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.

E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë:
? 30 raste kultivimi më pak
? 30.942 bimë narkotike më pak
? 9.689 fidanë/kubikë më pak