Një ditë pas publikimit të skandalit në Fakultetin Juridik të Shkodrës, të rinj dhe studentë kanë dalë në protestë përpara komisariatit të këtij qyteti.

Report Tv mëson se ata bëjnë thirrje kundër dhunës dhe abuzimeve. Ata thonë se situata e ngacmimit seksual ka prekur një studentë dhe një profesorëshë, ndërkohë që shtojnë se efektivi i policisë kishte dy muaj që shfaqet në ambientet e faktultetit, edhe gjatë kohës së protestave, por dy ditët e fundit situata është kthyer në problematike.

Të rinjtë më pas kanë marshuar në qytet duke mbajtur një pankartë ku shkruhet "Prostitucion, stop dhunës, përdhunimit".

Protesta e tyre vjen pas publikimit në media të ngacmimit të një studenteje nga një efektiv policie në ambientet e Fakultetit Juridik në Shkodër. Ai u arrestua nga kolegët e tij dhe në dëshminë që dha për këtë ngjarje tha se kishte një pëlqim ndaj vajzës. Në momentin kur është futur në fakultet efektivi i policisë ka qenë i pajisur me armë.