Surprise Me!

Vlorë/ Operacioni i përbashkët, caktohet masa e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar

2019-02-14 19 Dailymotion

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", me afat 40 ditë për gjashtë personat e arrestuar, pas aksionit të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të organizuar dy ditë më parë.

Seanca është drejtuar nga gjyqtar Ervin Trashi,ndërsa prokuror i çështjes ka qënë Dritan Marku. Të gjashtë personat të cilët u njohën sot me masën e sigurisë, janë mes 27 personave të arrestuar në kuadër të operacionit 'Lulet e Pranverës', mbi të cilët rëndon akuza për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Luka Beqiraj,Bilbil Kabeloo, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj janë personat të cilët dolën sot para gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë.

Prokurori ka kërkuar masën arrest në burg me afat 40 dite deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, teksa personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian. Ndërkohë gjatë seancës, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Një pjesë e tyre kanë kërkuar ekstradim ,ndërsa një pjesë tjetër kanë kërkuar masë sigurie më të lehtësuar.

Buy Now on CodeCanyon