Surprise Me!

Ora News - Zgjidhen 32 shefat e rinj në spitale, procesi me një sërë shkeljesh ligjore

2019-02-14 0 Dailymotion

#oranews #shefat #spitale

Shërbimet në spitalin më të madh në vend do të kenë drejtuesit e rinj pas rreth dy muaj e gjysmë zvarritje të procesit nga Ministrja e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit. 32 shefat e rinj janë përzgjedhur të enjten, por procesi i tyre i kandidimit ka pasur një sërë shkeljesh ligjore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini kanë firmosur të enjten miratimin e shefave të rinj të shërbimit në QSUT.

Pas kronikës të transmetuar të mërkurën në Ora News për ngërçin e shefave të shërbimit, të dyja Ministret kanë reaguar zyrtarisht duke dhënë me firmë emërimin e tyre.

Drejtuesit, për të cilët u prit dy vite pas mbarimit të afatit, kaluan në proces kandidimi në të cilin ka pasur një sërë shkeljesh, të cilat nisin që nga anëtarët e Komisionit që kanë vlerësuar shefat e shërbimit.

Sipas ligjit në krye të tij duhej të ishin titullarët e shërbimeve në QSUT, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë emëroi në Komision tre ekonomistë, një juriste dhe një mjek.

Ndër të tjera, pikët për vlerësimin e kandidatëve duhej të jepeshin në moment në Komision, por janë dhënë pas dy javësh, duke bërë kështu një tjetër shkelje ligjore. Por, jo vetëm kaq.

Janë pranuar rreth 7 kandidatë që kanë qenë në shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-lista-me-32-emrat-e-shefave-te-rinj-te-sherbimit-ne-qsut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon