Nxënësit në arsimin parauniversitar nuk mësojnë edukatë seksuale. Prej vitit 2003 kjo lëndë është hequr. Informacioni i vetëm që ata marrin në shkollë, janë disa orë mësimi të përfshira te lënda e Biologjisë në kapitullin e riprodhimit.

Irena Shtraza, Rrjeti i fuqizimit të gruas :Nuk kanë informacion. 54% e vajzave nuk ruhen gjatë marrëdhënieve seksuale. 1 në 3 djem përdor prezervativ. Diskutimi mbi seksin ende konsiderohet si tabu jo vetëm në shkollë por edhe në familje.

Sipas ekspertëve mungesa e informacionit të saktë mbi këtë temë , sjell pasoja të rënda te adoleshentët, si nga ana psikologjike dhe nga ajo shëndetësore. Ndaj për psikologen, njëherazi dhe përfaqësuesen e shoqatës ?Rrjeti i fuqizimit të gruas?, duhet që edukata seksuale të jepet si lëndë në shkollë.

Irena Shtraza, Rrjeti i fuqizimit të gruas: Po duhet të hyjë si lëndë. Prindërit duhet të flasin më shumë.

Sipas studimit të fundit ?Dhuna në marrëdhëniet intime të adoleshentëve?, ku janë intervistuar mbi 1000 adoleshentë, rezulton se mosha mesatare e kryerjes së marrëdhënies së parë seksuale është 15 vjeç për djemtë dhe 16 për vajzat.