Surprise Me!

Forcat speciale dhe FNSH kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve që liruan Dajtin

2019-02-15 0 Dailymotion

Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur procedim penal. Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.<br /><br />Report Tv mëson se nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëveKontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre Gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.

Buy Now on CodeCanyon