#oranews #gjyqtari #skenderdamini #dritandajti

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, këtu në Tiranë. Damini, është njëri prej gjyqtarëve që kanë gjykuar dosjen e Dritan Dajtit dhe kanë vendosur heqjen e dënimit me burg përjetë dhe kthimin e tij në 25 vite burg.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj duke raportuar direkt tha se në banesë gjyqtarit i janë gjetur një shumë mbi 15 mijë euro.

"Aktualisht forcat operacionale të policisë së shtetit po ushtrojnë kontrollin në banesën e tij këtu në Tiranë. Nga të dhënat që kemi mësuar se gjyqtari ndodhet në banesë me familjarët e tij. Operacioni ka nisur që në orët e para dhe po vijon dhe në Vlorë e Lezhë,. Nga të dhënat e para është gjetur një shumë prej 15 mijë eurosh" raportoi gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj.

Vetë gjyqtari dhe familja e tij kanë qenë në banesë kur është bërë kontrolli me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Vendim, i cili ishte marrë pasditen e djeshme (14 shkurt 2019).

Edhe në Vlorë është ushtruar kontroll në një apartament në pronësi të Skënder Daminit. Ka qenë djali i gjyqtarit i cili ka udhëtuar drejt Vlorës për ti vënë në dispozicion policisë çelësat e apartamentit që ndodhet në katin e fundit të një pallati me papafingo dhe me pamje nga deti.

Vendimi për Dritan Dajtin u dha më 8 shkurt 2019 nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda. Tre gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimi kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.

Dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar kundër.

Vrasja e 2009 - Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël ?Iliria? janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dritan-dajti-kontrolli-ne-banesen-e-gjyqtarit-damini-gjenden-mbi-15-mije-euro

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz