I rrethuar nga të rinjtë, në një ecje nga 21 Dhjetori deri tek Unaza e re, Lulzim Basha kundërshtarit të tij politik i cili ndodhej në Vlorë i dha një mesazh pak orë përpara protestës së thirrur nga opozita.

?Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t?i bashkohet Gruevskit.?

Qytetarët i ftoi të bashkohen përpara kryeministrisë për t?i dhënë fund asaj që e cilëson qeveri e krimit dhe oligarkëve.

Akuzat për kryeministrin Rama i vijoi edhe gjatë protestës së banorëve të Astirit.

Nesër është radha që njerëzit ta rrethojnë dhe ti numërojnë flluskat e të keqes.

Banorëve të Astirit, Basha u premtoi se pas ardhjes ne pushtet do te anulojë projektin e Unazës së re.

Tv Klan