Protesta e opozitës bëri jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare, që ngjarjen e kësaj të shtune e kishin në faqet kryesore. Agjencia e lajmeve Reuters raporton thyerjen e kordonin të policisë dhe tentativën e protestuesve për të mësyrë në ndërtesën qeveritare.

Mijëra qytetarë përplasen me policinë në protestën e opozitës në Shqipëri, duke kërkuar rënien e qeverisë, shkruan Uashington Post.

Edhe Euronews mbuloi me raportim live protestën e sotme.

Manifestimi i dhunshëm i qytetarëve ishte gjithashtu në faqet e para të mediave italiane. Opozita në shesh, sulmohet ndërtesa e qeverisë, shkruan e përditshmja La Repubblica, që nënvizon përplasjen me forcat e rendit dhe hedhjen e gazit lotsjellës.

Corriere della Sera raporton se opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha kërkon qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.

Protesta zuri gjithashtu faqet e para të mediave në Greqi, ku nënvizohet tentativa e dhunshme për të hyrë në ndërtesën e Kryeministrisë.