#oranews #florenchoxha #arturzheji

Drejtori i emisionit "360 Gradë" në Rtv Ora News, Artur Zheji, e ka cilësuar një skandal sjelljen e policisë gjatë shoqërimit të ish-kreut të policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Zheji tha se policia nuk ta të drejtë të dhunojë të ndaluarin sakohë ky i fundit nuk bën asnjë rezistencë.

Artur Zheji: Vura re një dorë që godiste njeriun e ndaluar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.Kemi të bëjmë me një skandal shumë të madh. Nëse Florenc Hoxha ka bërë diçka për të cilën është ndaluar me urdhër të prokurorisë, nuk ka asnjë të drejtë askush kur ai nuk po bënte asnjë rezistencë. Ishin mbi 12 policë që e shoqëronin dhe me maska a thua se po arrestojnë një kriminel të rrezikshëm.Jo vetëm shoqërohet natën por shoqërohet dhunshëm duke u goditur pas shpine.

Përtej fasadës dhe komentet që u bënë me lot për prishjen e skulpturës së piktorit të famshëm ne shohim sesi një person që gëzon të gjithë të drejtat kushtetuese të paprekshmërisë me dorë goditet.Shteti mund të dënojë por nuk të torturon.Ky moment tregon se po fillon një moment kërcënimi.Kjo qeveri, ky pushtet që shtiret sikur nuk është trembur. Ndarja veri-jug, izolimi i opinionit publik të Vlorës nga gjithë Shqipëria është një artificë e dëshpëruar dhe e dënueshme e Kryeministrit për të ndarë dy realitete, në fakt Shqipëria ka një realitet.Kur nuk ka kamera, shkelja ligjore tregon nervozizëm të madh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerimi-i-florenc-hoxhes-zheji-goditja-pas-shpine-nga-policia-skandal-shume-i-madh

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz