#oranews #protestaeopozites

Protesta e thirrur nga opozita e bashkuar u ndoq nga Ora News me një mbulim maratonë, pa ndërprerje, nëpërmjet një transmetimi ku u angazhuan në terren dhjetëra gazetarë dhe operatorë.

Që në orët e para të mëngjesit në nyjet kryesore të zhvillimeve nga nisja e protestuesve tek organizimet pranë selive, pozicionimi i forcave të rendit, pikat hyrëse në kryeqytet të tubuesve, gazetarët dhe operatorët e Ora News raportuan në kohë reale duke i shërbyer të vetmit qëllim, interesit publik.
Me një infrastrukturë të fuqishme televizive, me pamje të njëkohshme të 8 vende të ndryshme brenda ekranit televiziv, transmetimi i drejtëpërdrejtë televiziv dhe ai online u ndoqën nga një numër rekord shikuesish nga vendi dhe bota.
Sigurimi i pamjeve dhe reagimi nga vendngjarja, minutë pas minute në shumë pika të zhvillimit të protestës, sidomos çastet e tensionuara që shkaktuan të lënduar mes gazetarëve të Ora News, të cilët dëshmuan profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre për të shkuar pranë së vërtetës, mbledhjes së fakteve dhe dëshmive mbi atë se çpo ndodhte përpara dyerve të Kryeministrisë.

Aty ku u konsumua përplasja e fortë mes protestuesve dhe policisë.
Nga studio qendrore e lajmeve, çdo zhvillim nga protesta u komentua nga të ftuar të shumtë, analistë, opinionistë të njohur dhe aktorë politikë, duke sjellë informacione të rifreskuara në kohë reale nga protagonistët, institucionet shtetërore, selitë e Ambasadave dhe zyrtarët e lartë në vend.

Ora News edhe në këtë ngjarje të rëndësishme arriti te shikuesit e shumtë të saj nga ekrani i televizorit, smartfonëve, kompjuterit duke u qëndruar besnike parimeve dhe misionit fisnik të medias, raportimit me objektivitet për pasqyrimin sa më të vërtetë të ngjarjeve në momente historike për Shqipërinë.
Aplikacioni i Ora News sot ka shënuar mijëra klikime, duke na dëshmuar se mbetemi burimi juaj i besuar i informacionit siç ua përsërisim çdo ditë me premtimin tonë: "Të parët për lajmin e fundit!"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-maratone-ne-ora-news-televizioni-i-pare-me-mbulim-te-plote-te-reagimit-qytetar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz