Një gomone bosh, dhjetë metra e gjatë është gjetur e braktisur mbrëmjen e djeshme nga policia, në grykëderdhjen e lumit Vjosë.<br /><br />Report Tv mëson se gomonia ishte pajisur me motorr të fuqishëm dhe dyshohet se do të përdorej nga trafikantë për të transportuar lëndë narkotike. <br /><br />Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke dashur të shkojë në identitetin e personave që kanë marrë gomonen për të kryer një trafik të mundshëm të lëndës narkotike jashtë vendit.