Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit ?Luigj Gurakuqi? të Shkodrës, ku sqaroi nismën për të tërhequr në radhët e Policisë së Shtetit, kapacitete njerëzore të pajisura me dije e të specializuara në disa fusha si ekonomi, IT, jurisprudencë etj. Ai u ka bërë thirrje studentëve me profil IT që kjo nismë të bëhet objekt diskutimesh mes tyre dhe madje të trajtohet si mundësi për t?u futur në kurikula.<br /><br />589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t?u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen ?nënkomisar? dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.<br /><br />Gjatw këtij takimi Lleshaj theksoi se:?Do hapim një kurs - që hapet në fakt për herë të parë - ku themi që studentë që kanë mbaruar mirë universitetin në degët: ekonomi, financë, elektronikë, informatikë dhe jurisprudencë, - kemi zgjedhur këto degë, - mund të vijnë, të bashkohen në Akademinë e Sigurisë, e cila është një universitet që ne e kemi sot, të bëjnë një kualifikim 6 muaj, dhe pastaj mund të fillojnë si oficerë të Policisë së Shtetit në sektorin e hetimit të krimit,? ? shpjegoi Lleshaj.
