Pjesa e pare Dt 18 Shkurt Pa Gjurme- Merr gjithe bizhuteritë e gruas dhe zhduket, djali i mitur mesazh live babaitMbrëmjen e sotme në emisionin ?Pa gjurmë? u prezantua historia e 47-vjeçarit , Ylli Elemadhi baba i dy fëmijëve, një djali 13 vjeç dhe i një vajze, i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij, në shkurt të vitit 2015-të , pasi u largua nga shtëpia në drejtim të paditur dhe që atëherë familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

Çifti Elmadhi nga Kavaja u martuan në vitin 2005. Kur Irma bashkëshortja ishte 6 muajshe shtatzanë mëson një të vërtetë të hidhur për Yllin, se ai vuante nga skizofrenia. Pavarësisht kësaj marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë deri në momentin që erdhi në jetë djali i tyre Nexhipi. Yllit tashmë kishin filluar t?i rishfaqeshin krizat ndërsa shtohet edhe në spitalin e Tiranës 2 herë. Ai ishte nën monitorimin e vazhdueshëm të së shoqes për shkak të zëmundjes nga e cila vuante. Jeta vazhdon dhe Irma sjell në jetë fëmijën e tyre të dytë Nadiren. Fëmijët rriteshin po Ylli vijonte të kishte probleme me të vazhdueshme.

Babai i Yllit, ishte mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ?Pa gjurmë ku rrëfeu historinë para gazetares Odeta Dume , sesi i biri kishte tentuar dhe herë të tjera të largohej nga shtëpia pasi vuante nga problemet të shëndetit mendor dhe sa herë kapnin krizat ndërsa e kishte bërë spitalin një shtëpi të dytë. Ishte viti 2015 kur Ylli pasi gjen derën e shtëpisë të hapur dhe ikën ne drejtim te pa ditur.

Djali im më 23 shkurt u largua nga shtëpija. Kthehem në shtëpi dhe pyes ai nuk ishte në shtëpi. Shkuam denoncuam në polici, ku sistemi TIMS e nxorri që më 24 shkurt , djali kishte kaluar kufirin në Kapshiticë. Jam babai i tre djemve dhe i një vajze. Ylli , ka shqur disa problem të shëndetit mendor dhe e quam tek neurologu. Mjeku i dha disa mjekime , me të cilët është kuruar gjithë kohën. Donte vazhdimisht të largohej për në Greqi. Ka ikur mbi 10-15 herë nga shtëpia dhe kthehej sërisht. Një herë ka ndenjur rreth 1 vit. Që prej 24-shkurtit nuk u gjend një njeri që të dilte dikush që mund të na ndihmonte , në e kishte parë. Nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm, shkonte mirë me shokët. Ne kemi një dyshim, besojmë se mund të jetë marrë peng dhe mund të shfrytëzohet nga dikush.

Haki Elmadhi, babai i Yllit
Në kohën e ngjarjes, e shoqja e 47-vjeçarit Irma e alarmuar kishte shkuar në polici, prej andej mëson se në sistemin TIMS Ylli figuronte se kishte kaluar në tokën greke. Policia kufitare arrin ta identifikojë dhe e kthen në Shqipëri Yllin. Kjo gjë ndodhi sërish ndërsa Ylli rikthehet për herë të dytë në Shqipëri. Çdo ditë e më shumë gjendja e Ylli përkeqësohej, kriza të vazhdueshme, ndërsa Irma mundohet ta qerësonte pasi fëmijët ishin ende të mitur. Një tjetër vit i zymtë për familjarët. Më 22 shkurt të vitit 2018-të, Ylli ikën përsëri fshehurazi nga banesa.

Ylli gjithmonë thoshte se donte të ikte, në Greqi. Na thoshte shpesh do iki, do iki po nuk ia merrnin për bazë, pasi nuk largohej. Në moment...