#oranews

Partia Demokratike ka dalë sot për të denoncuar pasurimin në mënyrë korruptive të zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali dhe familjes së saj.

Në një dalje për mediat, deputetja Jorida Tabaku duke sqaruar skemën e pasurimit, tha se duhet të nisë ndjekja penale.

Tabaku: Historia e Kompanisë SLM që i përket familjes Spiropali është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua qeveria rama. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i zëdhënëses së qeverisë që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra. Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014. Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh. Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë. Këto janë afera penale që kërkojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot është angazhimi i Inspektoriatit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tabaku-publikon-skemen-si-u-pasurua-elisa-spiropali

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz