Surprise Me!

Ora News - “Shtëpia” e re Policisë së Shkodrës, Ministri Lleshaj: Përfundon brenda vitit

2019-02-19 1 Dailymotion

#oranews

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi punimet për ndërtimin e godinës së re të drejtorisë dhe komisariatit të Policisë së Shkodrës. Lleshaj mori garanci se punimet do të përfundojnë brenda vitit, duke krijuar kushte më të mira për policët dhe shërbime për qytetarët.

Policia e Shkodrës do të ketë brenda vitit ?shtëpinë? e saj të re, që synon të përmirësojë kushtet për uniformat blu dhe shërbimet për qytetarët.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa inspektoi kantierin shoqëruar me zyrtare dhe drejtues lokalë mori garanci se punimet do të përfundojnë rreth një vit para kohe.

Lleshaj: Me kënaqësi konstatoj ritëm të lartë punimesh dhe, besoj, siç u premtua edhe nga Kontraktori, që drejtoria e re do të jetë gati nga fundi i vitit, para afatit të parashikuar, gjë që është një lajm i mirë për gjithë strukturat e policisë së qytetit të Shkodrës dhe punonjësit e saj.

Godina e re e Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit të Shkodrës, është pjesë e një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve.

Lleshaj: Drejtoria e re Vendore e Policisë po ngrihet në kuadër të një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve. Sot jemi në Shkodër, shoh që punimet po ecin mirë. Është një investim i rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtepia-e-re-policise-se-shkodres-ministri-lleshaj-perfundon-brenda-vitit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon