Surprise Me!

Ora News - Rini mes drogës dhe alkoolit, rritet frikshëm numri i përdoruesve në qytetin e Fierit

2019-02-20 2 Dailymotion

#oranews

Mesatarisht 5 të rinj kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit për shkak të intoksikimeve nga përdorimi i drogërave dhe alkoolit. Mjekët japin alarmin për përmasat e përdorimit që po marrin substancat e ndaluara, çka konfirmohet edhe vetë nga të rinjtë. Ata thonë se njohin bashkëmoshatarë që drogën e kanë në vend të bukës.

"Njoh njerëz që drogën e kanë si puna e bukës.Njerëzit thonë se vuajnë për bukë, ata vuajnë për drogë. Droga u është bërë pjesë e jetës".

Kjo dëshmi tregon përmasat e frikshme që ka marrë përdorimi i lëndëve narkotike mes të rinjve në qytetin e Fierit.

Drogat e ?lehta? por edhe kokaina e heroina po shton përdoruesit, ndërsa në shumicën e rasteve historia e varësisë nis me një duhan e alkool që në moshën shkollore.

Ndërsa si argument përdoren problemet social-ekononike, sikurse tendenca e adoleshentëve për tu ndjerë me të rritur, por me veprime të gabuara.

"Pak nga pak bëhen të varur dhe nuk kanë zgjidhje se si ta lënë".

Alarmi konfirmohet nga mjekët.

Çdo ditë në spitalin rajonal të Fierit paraqiten 4 deri në 5 të rinj të intoksikuar me lëndë narkotike dhe alkool.

Mjeku, Lulzim Banushaj, flet për raste ekstreme.

Banushaj: Nga 4-5 veta që paraqiten në urgjencë në gjendje kome me intoksikim nga alkooli të përzier me drogat.

Sipas një studimi të ISHP-së, drogat u janë ofruar më shumë se 8 % të të rinjve në mjedise të shkollës, 5-7% e personave të moshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar me kanabis, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1% heroinë dhe rreth 2-3% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokainë.

Për psikoterapistët, një pjesë e fajit është e prindërve.

Laureta Roshi: Mendojnë si të sigurojnë pjatën e gjellës, kafshatën e bukës për fëmijët dhe nuk janë shumë të vëmendshëm ndaj shoqërive që ata zënë apo gjendjes shëndetësore të të rinjve.

Rezulton se numri i përgjithshëm i të rriturve në Shqipëri, të cilët kanë provuar lloje të drogave të paligjshme shkon deri në 60 000, ndërsa shqetësimi i madh është se substancat e ndaluara po zënë vend gjithmonë e më shumë mes fëmijëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rini-mes-droges-dhe-alkoolit-rritet-frikshem-numri-i-perdoruesve-ne-qytetin-e-fierit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon