#oranews

Partia Demokratike nuk do të ndryshojë planin e opozitës për protestën e ditës së nesërme, pavarësisht vendimit të kryeparlamentarit Ruçi për të mos zhvilluar seancën parlamentare.

Kadilli: Gramoz Ruçi mund ti verë kyçin parlamentit për seancën e nesërme, por nuk mundet që duke i vënë kyçin parlamentit të shmangë përballjen me popullin. Qytetarët kërkojnë një parlament të ri, i cili të dalë në mënyrë legjitime nga një garë e ndershme.

I ftuar në studion e Ora News, anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli tha se aksioni i opozitës nuk ka mbaruar me djegien e mandateve.

Kadilli: Nuk ka mbaruar gjëja me protestën e të shtunës. Nuk ka mbaruar aksioni i opozitës me djegien e mandateve. Ka ndryshuar vetëm një instrument, nuk do të jetë më parlamenti ku opozita ballafaqohet, por marrëdhënia jonë e lidhur me qytetarët e konsoliduar në protestën e së shtunës do të vazhdojë si një rrugëtim shprese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kadilli-ruci-mund-ti-vere-kycin-parlamentit-por-kjo-nuk-e-shmang-perballjen-me-popullin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp