Surprise Me!

Ora News - Krijohet sindikata që mbron të drejtat e punonjësve në call center

2019-02-20 1 Dailymotion

#oranews

Punonjësit e call centrave një sektor në zgjerim vitet e fundit në Shqipëri, do të kenë një sindikatë që u mbron të drejtat. Sindikata ndër të tjera synon edhe krijimin e një legjislacioni që rregullon punën e kompanive të kontaktit.

Për herë të parë Shqipëria ka një sindikatë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të call centrave. Mungesa e kushteve të punës, pagat e padeklaruara dhe shkelja e të drejtave në disa prej qendrave të kontaktit janë arsyet që çuan në krijimin e sindikatës ?Solidariteti?.

Ardit Hodaj, Themelues i Sindikatës: Një punë me sa më shumë dinjitet për çdo person që punon. Deklarimi i të gjithë punonjësve që punojnë, sepse informaliteti është shumë i lartë.

Një ndër themeluesit Ardit Hodaj tha se synimi i sindikatës është edhe hartimi i një ligji që rregullon punën e shoqërive të kontaktit.

Ardit Hodaj, Themelues i Sindikatës: Mendojmë se do krijojmë edhe një nismë ligjore për të njohur jo vetëm këtë profesion që ka më shumë se 10 vjet që operon në tregun shqiptar, por edhe një punë me sa më shumë dinjitet.

Në Shqipëri kompanitë e call centrave operojnë prej 10 vitesh dhe në to janë të punësuar afro 25 mijë persona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krijohet-sindikata-qe-mbron-te-drejtat-e-punonjesve-ne-call-center

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon