Dita e enjte ka gjetur qytetin e Beratit pa ujë të pijshëm. Në të gjitha lagjet e qytetit është vënë re mungesa e ujit të pijshëm. Fillimisht është menduar për ndonjë ndërpreje të reduktuar të ujit të pijshëm që mund të zgjidhej shpejtë, por dhe në orarin e drekës nuk ka ardhur uji. Situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe në orët e para të mbrëmjes, ku uji i pijshëm mungon në të gjithë qytetin. Në lidhje me këtë situata drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Berat, Pelivan Sinaj bëri me dije se pas verifikimeve në terren rezultoi se bëhej fjalë për një avari serioze në rrjet.<br /><br />Në afërsi të fshatit Pronovik, në Poliçan tubi kryesor i furnizimit me ujë, "fi 700 ml", magjistrali që furnizon Beratin dhe Kuçovën është çarë. Çarja e tubit mësohet se ka ndodhur gjatë natës për shkaqe ende të panjohura. Gjithë punonjësit e ujësjellësit, specialistët, mësohet se janë në terren dhe po punojnë për ngjitjen e tubit. Sipas drejtorit Sinaj, parashikohet që gjatë orëve në vijim të riparohet dëmi. Ndërkohë pa ujë të pijshëm janë Berati dhe Kuçova.
