#oranews
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se nuk është në kompetencën e tij vendimi për shkarkimin e Arta Markut.

Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë adiministrative dhe është jashtë kompetencave të KLP.

"Këshilli nuk është organ që del me rezoluta, merret me vendime. Në këto kushte ne e quajtëm komunikimin administrativ midis institucioneve si mënyrën më të mirë për t'i dhënë përgjigje kësaj çështjeje" u shpreh kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi në një prononcim për median.

Shkresa me argumentet do të bëhet publike nesër në mëngjes.
Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.

Sipas padisë, ?Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor".

Po sot në KLP u bë komandimi i 6 këshilltareve pranë këtij institucioni. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata

KLP vendosi Altin Dumanin si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Për më shumë lexoni: http://oranews.tv/article/mblidhet-klp-shqyrton-kerkesen-shkarkimin-e-arta-markut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz