Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi sot se tani të gjithë deputetët e LSI-së janë të barabartë me anëtarët e tjerë të kësaj partie. Kryemadhi deklaroi se tashmë janë të përgatitur për çdo skenar dhune apo presioni nga ana e Rilindjes.

"Mandatet janë të atyre qytetarëve të cilët besojnë tek vlerat e demokracisë. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë pjesë e atyre deputetëve që kanë mandate të blera me paratë e drogës. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandatet do ti kthehet mbrapsht.

Sot të gjithë jemi të barabartë. Edhe deputetët e LSI-së janë të barabartë me të gjithë anëtarët e LSI-së. Ky moral nuk i ka munguar kurrë partisë tonë. Kemi treguar që jemi njerëz që mendojmë për njerëzit. Djegia e mandateve tregoi se për ne ka më shumë rrëndësi besimi i qytetarëve. Intgriteti i LSI-së është më i pastër se asnjë herë tjetër. Përkrahja e depuetëtve të tjerë ishte një velrësim për mua.

Jemi të pregatitur për çdo skenar të Rilindjes. Dikujt do t'i trokasë policia në derë. Dikujt do t'i hiqet gruaja nga puna. Dikujt do t'i vendosin eksplozivë në dyert e tyre. Deri dje është hequr si viktimë por sot çdokush e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve.

Mbi 400 mijë shqiptarë janë larguar sot nga Shqipëria. Taksat janë më të shtrenjta. Investimet në ekonomi vijnë nga paratë e drogës.

Nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e partive në bashki do jenë të organizuar për të vazhduar protestën lineare në çdo qytet të Shqipërisë. Shqiptarët dolën dje në shesh sepse janë të papunë. Djegia e mandateve i ka dhënë shpresë shqiptarëve se ky vend do të bëhet. Do ndajmë politikën nga krimi i organizuar", deklaroi Kryemadhi.