Një vrasje tronditi qytetin e Durrësit orët e para të së dielës, viktimë e së cilës mbeti 45-vjeçari Martin Ndreca. Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij, në zonën e ish-Kënetës.

Zyrtarisht, policia tha se kishte mundur të identifikonte autorin e kësaj ngjarjeje. Ai është 37-vjeçari Ndue Zefi. Sa i përket shkakut të vrasjes, policia tha se ajo kishte ardhur si pasojë e motiveve të dobëta.

Ndërkohë burime thonë se autori dhe viktima pak para ngjarjen kishin qenë të dy në një lokal. Aty dyshohet se kishte nisur edhe konflikti që pasoi me ngjarjen e rëndë. Pas sherrit në lokal, autori i dyshuar kishte marrë automatikun, duke e qëlluar 45-vjeçarin në momentin që kishte hipur në automjet.

Autoritetet gjetën të paktën 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Aktualisht vijon puna për kapjen e autorit, i cili dyshohet se fshihet në zonën e ish-Kënetës./tvklan.al