Grupi që po heton vrasjen e Arben Bilalit, mesditën e 30 Janarit në Tiranë, është shumë pranë zbulimit të ekzekutorëve. Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë për Televizionin Klan se në makinën që u përdor nga autorët janë gjetur prova të rëndësishme, që do çojnë në identifikimin e tyre. Të njëjtat burime saktësojnë se në makinën Benz janë gjetur gjurmë ADN-je dhe gjurmë gishtash.

Ekspertët kanë mundur të përftojnë profile gjenetike, të cilat janë krahasuar me persona me precedentë penalë në Tiranë. Sqarohet se dy autorët që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bilalit dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët kanë marrë urdhër nga dikush tjetër.

Aktualisht Prokuroria ka në përgjim disa persona, kryesisht në kryeqytet, por ky informacion konsiderohet tepër sekret në këtë moment. Makina e autorëve, të cilët kryen atentatin mafioz u gjet në Sauk, në zonën e Mjull Bathores. Por të frikësuar nga prezenca e policisë në rrugët e kësaj zone, autorët braktisën mjetin. Pavarësisht se e kishin spërkatur me benzinë, ata nuk e dogjën, për shkak se mund të pikaseshin shpejt nga blutë.

Pista kryesore që ka grupi hetimor për vrasjen e Arben Bilalit është ajo e hakmarrjes, për shkak të kaluarës së viktimës, të cilët i ishin vrarë dy vëllezër më parë.

Tv Klan