#oranews

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka shprehur pakënaqësi nga Parlamenti Europian në lidhje me mosreagimin e situatës në Shqipëri. I ftuar në studion e Ora News, Saphiu tha se një grup deputetësh në PE janë një sekt që dominojnë Ballkanin.

Ai rrëfeu edhe një bisedë më eurodeputetin Knut Fleckenstein pas zgjedhjeve të 2017, për të cilin tha se atakoi një person tjetër për të mbrojtur Edi Ramën.

Përparim Spahiu: Unë direkt pas zgjedhjeve të 2017 kam pasur një mëngjes me Knut dhe i kam thënë pa dalë akoma historitë e ish- ministrit të Brendshëm, me blerje votash, histori Habilaj, miliona euro që duheshin për zgjedhje në Tiranë, ku jam shprehur që në atë kohë që 18 mandatet e Tiranës kanë rënë, me atë që dëgjuam dhe pamë. Jam shprehur se zgjedhjet e 2017 kanë qenë më të vështira për ne, kanë qënë nga zgjedhjet më të papranueshme që ka pasur vendit dhe ja kam thënë të gjitha shqetësimet që sot faktohen.

Pyetje: Pati shqetësime të shprehura ku pajtohej dhe ai nga takimi që keni patur?

Përparim Spahiu: Jo, dëgjoi dhe u kundërpërgjigj me diçka që unë nuk po e them sepse ishte bisedë personale. Pra atakoi dikë tjetër në mbrotje të..., duket qartazi dhe jam i bindur që anojnë ose kanë marrë një mbështetje për Edi Ramën. Kjo nuk më pëlqen. Nuk duhet të jetë e tillë. Në atë periudhë i kam thënë që edhe raporti për Shqipërinë të jetë i mirë, ne kemi nevojë që Shqipëria ti bashkëngjitet BE. Si mik i thashë që fjalët ishin të mira prej tij për Shqipërinë. Por kur kemi këto ngjarje me ministrin e dytë të Brendshëm, kur kemi këto ngjarje me kryetarin e bashkisë së Durrësit, kur kemi ngjarje të pritshme për histori të zgjedhjeve 2017 dhe kemi të njëjtin reagim nga eurodeputët, them se reagimi duhet të jetë më i ashpër, pasi minimalisht duhet të vijnë të dëgjojnë opozitën. Edhe pse kanë ardhur disa herë vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim. Unë jam i bindur që Parlamenti Evropian ka një grup deputetësh që kanë të njëjtin qëndrim dhe më duken pak a shumë një sekt që dominon sidomos Ballkanin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spahiu-rrefen-biseden-me-fleckenstein-ne-2017-atakoi-dike-tjeter-te-mbrojtur-ramen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz