Në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndodhen tashmë dorëheqjet e 56 deputetëve opozitarë. Por Kuvendi i Shqipërisë, ndryshe nga praktika e përhershme e dorëheqjeve të mëparshme të deputetëve, nuk ka shpallur vakanca në parlament, por thjesht ja ka përcjellë për kompetencë KQZ-së dokumentet.

E ndodhur në këto kushte, KQZ-ja kërkon sqarime nga Kuvendi përmes një shkrese, se pse në këto raste, nuk është vepruar si më parë, të deklarohej përfundimi i mandatit dhe krijimi i vakancës që më pas KQZ të bënte zëvendësimin.

Por brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e anëtarëve i thanë Report TV se dorëheqja është tashmë një akt i njohur botërisht, ndaj shpejt, KQZ do të mblidhet të zëvendësojë 56 të dorëhequrit me kandidatët vijues në listë.

PD dhe LSI kanë grumbulluar disa firma kandidatësh të cilët shprehen paraprakisht se nuk e dëshirojnë mandatin, por ende nuk janë depozituar në KQZ.

Edhe në këtë pikë, shumica e anëtarëve i shprehën Report TV vendimin për të mos i pranuar këto dorëheqje. Në argumentimin e tyre juridik, kandidati nuk mund të heqë dorë nga një mandat që nuk e ka.

Ndaj, thanë burimet, KQZ do tu japë mandatin kandidatëve vijues dhe më pas atyre ju lind e drejta e refuzimit, duke njoftuar shkresërisht institucionet, ose duke mos ?u bërë i gjallë? brenda 30 ditëve, c ka sipas kodit i jep të drejtë KQZ-së të vijojë me kandidatët më poshtë në listë.