#oranews
20 vitet punë dhe përkushtim në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka përjetësuar në skulpturën e inauguruar me këtë rast: ?Mirënjohje e falënderim për të gjithë?.

Qëllimi dhe tematika e skulpturës, e cila u vendos pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigal Uniqa, ishte mirënjohja dhe falënderimi për të gjithë klientët, bashkëpunëtorët dhe stafin që kanë punuar për të arritur deri më sot.

Avni Ponari, Ceo Sigal Uniqa Group Austria për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë: Nuk e kemi bërë vetëm me fjalë, por mbi të gjitha kemi folur me vepra, duke mbajtur premtimin dhe duke dhënë me besimin e çdo punonjësi Sigal, tek çdo klienti ynë duke u përpjekur çdo ditë duke bërë një shërbim më të mirë, më cilësor, me standarde më të larta.

Në të njëjtën kohë, ambientet e zyrave të Sigal janë kthyer në një ekspozitë të hapur për publikun, me piktura nga artistët më të njohur shqiptarë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 25 mars.

Edhe në konferencën për mediat, Drejtroi i Përgjithshëm Avni Ponari shprehu falenderime për klientët stafin dhe bashkëpunëtorët e kompanisë. Përmasat që Sigal Uniqa ka marrë përgjatë viteve i kalon kufijtë e Shqipërisë duke u shndërruar në një prej grupeve më të mëdhaja të sigurimeve, ku rreth 1200 punonjës i shërbejnë mbi 1 milion klientëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sigal-kthen-zyrat-ne-ekspozite-me-piktura-nga-artistet-shqiptare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz