Gjykata ka pranuar kërkesën e Ervin Salianjit, deputetit që ka hequr dotë nga mandati, për të mbyllur hetimet e nisura nga Prokuroria për çështjen "Babale".

Gjykata caktoi afat deri më 20 mars, si kohë kur prokuroria duhet t'i ketë mbyllur hetimet.

Salianji kishte bërë ankimim në gjykatë, pas pretendimeve sipas tij se hetimet po zvarriten. Duhej të përfundonin në prill, por Gjykata ka dhënë verdiktin e saj dhe hetimet për tre javë të tjera, pritet të nxjerrin konkluzionet përfundimtare nëse e gjithë historia "Babale" ishte një sajesë apo jo.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si "Babale" për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.

Avokati tha se Salianji do të vijojë të hetohet si deputet për akuzën e kallëzimit të rremë që është ngritur ndaj tij, pavarësisht se e ka dorëzuar mandatin. Avokati tha se në kohën kur ka nisur hetimi, Salianji ka qenë deputet dhe si i tillë duhet të hetohet.

Vec deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Afron Xhafës, Fredi Alizoti.