#oranews
Pas lënies së mandateve të deputetëve, duket se opozita opsion ka edhe dorëzimin e mandateve për të zgjedhurit vendorë. Kjo u la të kuptohet nga aleatët e PD-sw pas një takimi me Lulzim Bashën. Dashamir Shehi, tha se aksioni i opozitës do të jetë 360 gradë, ndërsa Fatmir Mediu, tha se opozita duhet ti bindet vullnetit qytetarëve.

Protesta masive e thirrur me 16 mars është momenti kur opozita mund të hedh një hap tjetër ekstrem drejt krizës politike.

Pas një takimi në selinë blu aleatët e opozitës, lanë të kuptohet se nëqoftëse kryeministri nuk reflekton, mund të vendoset lënia e mandateve edhe për të zgjedhurit vendor.

Shehi: Sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë në të gjithë hapësirën politike, shoqërore, mediatike shqiptare.

Krye Republikani Fatmir Mediu, tha se opozita duhet të bëjë gjithçka që kërkojnë qytetarët për largimin Ramës.

Mediu: Opozita do të bëjë çdo gjë që kërkojnë qytetarët shqiptarë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e nevojshme, kushtetuese, por njëkohësisht edhe në binarët evropian që është tashmë qëllim i gjithë shqiptarë, por për fat të keq pengesë është kjo qeveri.

Me 16 mars opozita ka thirrur një protestë masive para kryeministrisë, ndërsa deri në atë datë do të protestohet çdo të enjte para parlamentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryebashkiaket-dorezojne-mandatet-shehi-sulmi-i-opozites-do-te-jete-360-grade

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz