Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat, deklaroi se është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me policinë Italiane, të koduar ?METROPOLIS?. në fushën e trafikut të drogërave të forta. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga pesë persona të cilët do të ekstradohen drejt Italisë.

Të arrestuarit janë shtetasit G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë, E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës, A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës, L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Njfotimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët ndërkombëtar i koduar ?METROPOLIS?.

Policia e Shtetit përditë e më shumë po rrit bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunim i ndërtuar mbi baza besueshmërie reciproke, duke zhvilluar dhjetra operacione ndëkombëtare.

Në këtë kuadër, gjatë 12 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me interforcën Italiane, i koduar ?METROPOLIS?, në fushën e trafikut të drogërave të forta.

Njësia Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve:

? G.S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

? S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.

? E.H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

? A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.

? L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.