Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të parlamentit, pasi ndodhet në Lushnje në kuadër të turit 'Bashkia që Duam'. Në momentin që kreu i qeverisë ka hyrë në takimin me qytetarët, një grup i vogël të rinjsh demokratë kanë protestuar me thirrjet 'Rama ik, Rama ik'.<br /><br />Gjatë takimit Rama pritet që të flasë për projektet për Lushnjen, por edhe situatën politike pas dorëheqjes së opozitës, e cila pasdite në 17:00 do të protestojë para parlamentit gjatë kohës që do të zhvillohet seanca, në të cilën kryeministri nuk do të marrë pjesë.
