Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka njohur përmirësim dy vitet e fundit, duke ndikuar në jetëgjatësinë e popullatës. Ky është konkluzioni i publikuar nga Indeksi i Bloomberg, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 43-të në botë, sa i përket shëndetit.

Vetëm dy vite më parë, vendi ynë ishte i 50-ti në listën e 169 vendeve. Faktorët që ndikojnë në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe që kanë sjellë edhe zhvendosjen me 7 vende të Shqipërisë në indeksin shëndetësor të Bloomberg, janë ulja e vdekshmërisë foshnjore, rritja e jetëgjatësisë së popullatës dhe mirëmenaxhimit të fakteve të riskut.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në vendin tonë, vdekshmëria foshnjore ka ardhur duke u ulur nga viti në vit dhe aktualisht kemi 8 vdekje për çdo 1000 fëmijë të moshës deri 1 vjeç.

Sa i takon jetëgjatësisë, ajo është 80 vjeç për femrat dhe 77 për meshkujt.

Gjithashtu, duke iu referuar këtij indeksi, vendi ynë ka patur një kontroll të mirë të duhanpirjes, duke regjistruar ulje të prevalencës së konsumit në saj nga popullata adulte.

Në krye të këtij raporti është Spanja, e cila konsiderohet si vendi me i shëndetshëm në botë.

Tv Klan