Një automjet që lëvizte në aksin Lezhë- Tiranë dhe brenda tij ndodheshin 2 punonjës të Bashkisë Lezhë është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në dalje të Lezhës, teksa nuk raportohet për të lënduar.<br /><br />Agresorët kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi. Policia mbërrin në vendngjarje dhe nis hetimet. Sekuestrohen kamerat e bizneseve të zonës për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.