Një apartament në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët.<br /><br />Report Tv mëosn paraprakisht se në banesë ka shpërthyer një bombol gazi, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. <br /><br />Ndërsa në një video të siguruar nga Report Tv, shihen flakët e tymit teksa dalin nga ballkoni i apartamentit.