Indrit Çullhaj stërvitet çdo ditë për të qenë mes më të mirëve. Xhudisti i klubit Tirana mendon për medalje të rëndësishme pas atyre të fituara në kampionate ballakanikë.

22-vjeçari ishte përfaqësuesi i vetëm nga Shqipëria në Grand Slam e Dysledorfit, i mbajtur pak ditë më parë. Një përvojë më shumë dhe që vlen për të shtuar ambiciet tek ai.

Për të marrë më shumë përvojë përgatitet edhe në Pejë me Driton Kukën, trajnerin e Majlindja Kelmendit. Një provë jo e lehtë për të qenë gati për garën e radhës.

Sporti i xhudos kërkon vëmendje gjatë të gjithë kohës. Një shpërqendrim dhe je në tapet.

Tv Klan