Surprise Me!

Ora News – “Bomba” mjedisore në Fier, vengrumbullimi 5 ha arrin 10 m lartësi me mbetje urbane

2019-02-27 0 Dailymotion

#oranews #vengrumbullim #fier
E shpallur gjendje emergjence prej 4 vitesh, fusha e mbetjeve urbane në Fier ka vend edhe pak muaj. Hapësira prej 5 hektarësh ka arritur 10 metra lartësi duke u kthyer në një bombë ekologjike pasi shtrihet vetem disa qindra metra nga qyteti. Për Bashkinë, zgjidhja është vetëm inceneratori i Vërrisë, që nga ana tjetër ka ngjallur kundërshtime të ashpra nga ambientalistët.

Kjo hapësirë prej 5 hektarësh që ka arritur gati 10 metra lartësi është vendepozitimi i vetëm i mbetjeve urbane të bashkisë së Fierit.

Prej katër vitesh është shpallur gjendja e emergjencës, por fusha që ndodhet vetem 100 m nga lagjet e qytetit vijon të shfrytëzohet duke u kthyer në një 'bombë' ekologjike me rrezik për jetën.

"Këtë gjë ta shikojnë se na mbytën, u sëmurën njerëzit nga plehrat".

"Jam sëmurë dhe më kanë dërguar fëmijët në spital. Po të vegjëlit?"

" Nuk marrim dot frymë në mëngjes. Prej kohësh kanë thënë se do ti heqin, por aty kanë mbetur".

Për përfaqësuesit e bashkisë së Fierit, zgjidhja shihet vetëm ndërtimi i inceneratorit në Vërri, i cili nga ana tjetër kundërshtohet fort nga banorët e zonës.

Situata mund të përballohet edhe për pak muaj.

"E mira është ti jepet fund kësaj fushe. Ne përballojmë kapacitetet derisa të jetë fusha tjetër gati".

Shfrytëzimi ka nisur në vitet 1970, kur Fieri ishte rreth 30 mijë banorë, ndërsa sot aty grumbullohen çdo ditë gati 220 ton mbetje të 200 mijë banorëve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bomba-mjedisore-ne-fier-vengrumbullimi-5-ha-arrin-10-m-lartesi-me-mbetje-urbane
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon