Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, Tunne Kelam thotë se është i interesuar që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat, dhe shpreson në këtë. Por ai bën një apel për bashkëpunim të brendshëm mes palëve politike, duke e konsideruar jetike.

"Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione. Bojkotimi i Kuvendit, në vetvete përbën një sinjal shumë të keqe, cënon besueshmërinë e kombit dhe të shtetit. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Kuvendit do të ishte gjëja e duhur për tu bërë. Nuk mund të gjesh dot një arsye, një pretendim për të penguar anëtarësimin, nga interesa partiake", theksoi ai.

Për protestat Kelam tha se është absolutisht kundër dhunës, si një mënyrë jo demokratike për zgjidhjen e problemeve, e po ashtu kundër nxitësve politikë të dhunës.

"Shoqëria duhet të ushtrojë presion në mënyrë që ata të bashkohen me njëri-tjetrin", theksoi ai.

"Kemi ardhur këtu në atomosferën e shpresë. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të hapë negociatat. Ky është një objektiv i rëndësishëm. Të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda BE. Nuk duhet të ketë asnjë mosmarrëveshje për shkak të problemeve kombëtare. Ne na intereson po aq sa juve që të bëheni pjesë e BE-së. Ju keni bërë progres në shumë fusha. vëmendja jonë shkon në reformën në drejtësi dhe vettingun. E rëndësishme është dhe pjesa e zbatimit. Për të qenë të gatshëm për të nisur negociatat nevojitet bashkëpunimi i brendshëm. Sinjali më i keq që jep vendi juaj është se ka ndasi politike. Ne dimë shumë raste kur kombe edhe më të vogla janë bërë pjesë e BE. Ajo që është e rëndësishme është se duhen kaluar ndasitë politike. Nëse Shqipëria është demokraci dhe nëse zgjedhjet janë mbajtur dhe nëse ato janë pronuar është e rëndësishme të aderojmë në institucionet politike. Bojkotimi i parlamentit nuk është gjëja e duhur për t'u bërë. I bëjmë thirrje partive politike të bëjnë presion mbi partitë e tjera për bashkëpunim. Demonstratat dhe protestat qe kanë ndodhur, nuk duhet të kthehen në tubime të dhunshme. Kjo është kundër stabilitetit të vendit

Pasi jemi takuar me shumë përfaqësues të shoqërisë civile përfundimi është se Shqipëria ka nevojë për shumë më tepër hapësirë, dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë akses në vendimmarrje. Arsimi i lartë për të rinjtë është dhënia e aftësisë për të shmangur idetë për t'u larguar nga vendi. Është në interes kombëtar të merret parasysh zëri i studentëve", u shpreh Kelam.