Surprise Me!

Ora News - Shefja e reanimacionit tregon dinamikën si humbi jetën nëna dhe foshnja

2019-02-28 1 Dailymotion

#oranews
Shefja e reanimacionit në Sanatorium shpjegoi gjithë dinamikën e ngjarjes ku një grua ndërroi jetë bashkë me foshnjën e saj.

Alma Cani tha se gruaja u paraqit në spital në gjendje gripi, duke pasur probleme me frymëmarrjen. Doktoresha thotë se gruaja ishte 31 javëshe shtatzënë me binjakë, ku njëri humbi jetën.

Alma Cani: Rasti konkret në fakt ishte një grua shtatzënë, 31 javëshe e ardhur në datën 9 shkurt në spitalin tonë, u paraqit pas një gjendje të gripit. U fut direkt në terapi intensive, kishte probleme në frymëmarrjen.

Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme. Ishte me binjakë dhe u realizuar në spitalin tonë lindja bashkë me kolegët e maternitetit Koço Gliozheni. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë ndërsa tjetri jeton.

Gruaja vazhdoi me asistencën në reanimacion. Në ditët e fillimit patëm një lloj kënaqësie sepse do ta kalonte, sepse suporti ishte e lartë. Me gjithë përpjekjet që u bëmë, nuk mundëm dot ta kalojmë. Në 25 shkurt pacientja ndërroi jetë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shefja-e-reanimacionit-tregon-dinamiken-si-humbi-jeten-nena-dhe-foshnja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon