Duke iu referuar fakteve dhe dokumenteve zyrtare, Top Story pasqyroi rrezikshmërinë që vendi ynë përballet nga barnat e pasigurtë, ato fals dhe ilaçet e keqrekomandur apo të keqpërdorur.

Top Story në këtë dokumetar, zbuloi skema abuzimi dhe korrupsioni me rimbursimin e ilaçeve, ku grosistët kanë përfituar padrejtësisht qindra mijëra euro.

Nga intervistat e siguruara nga Top Story me ekpertët, zbulojmë se në Shqipëri ka barna të falsifikuara por nuk raportohen.

Barnat kontrabandë që shiten në qendër të Tiranës, apo barna të importuar nga Turqia dhe Serbia, janë të tjera detaje që Top Story preku përmes këtij dokumentari.