Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur një sulm ndaj europarlamentarit Knut Fleckenstein, pasi ky i fundit bëri publik deklaratën e Monika Kryemadhit dje në takimin me delegacionin e Parlamentit Evropian, se ka opozita ka qëllim ndërrimin e pushteteve. Në konferencën përmbyllëse të vizitës në Tiranë, delegacioni i PE-së, kritikoi opozitën për vendimet ekstreme, të djegies së mandateve dhe dhunës në protesta. Sipas PE-së, zgjedhjet ishin legjitime, nuk ka vend për akuza për interesa partiake, dhe se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria është legjitime.

"U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI, për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti, dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet t akuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh", tha ai.

Ndërkohë që pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetëve të kësaj partie. I pari që ka reaguar ishte Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili i quajti ambasdorët e huaj në Shqipëri turistë politikë. Vasili deklaroise opozita do qëndrojë e palëkundur dhe do të vendosë në Shqipëri standartet zgjedhore si vendet europiane.

Pas tij ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetëve Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Përparim Spahiu, etj.