#oranews

Pjesë kalldrëmi dhe ambiente të nëndheshme ose katakombe siç njihen janë zbuluar gjatë punimeve në Pazarin e Gjirokastrës. Gjetjet të bëjnë të mendosh për një nivel tjetër të pazarit karakteristik, ndërsa hapin rrugën për studime më të thelluara për historinë dhe shtrezëzimet historike të qytetit të gurtë.

Një pjesë kalldrëmi dhe katakombesh që mund të shkojë disa shekuj pas në kohë është zbuluar në Gjirokastër gjatë rikonstruksionit që po i bëhet zonës muzeale të qytetit.

Kalldrëmi pozicionohet rreth 1.5 metra nën nivelin aktual të rrugës dhe është vendosur të ruhet ndërsa bashkë me katakombet e famshme të Gjirokastrës do vihet në funksion të turizmit.

Zbulimi i hap rrugën rrugën rivlerësimit të historisë së pazarit, duke hedhur dritë mbi pjesët e pazbuluara dhe historinë e ndërtimeve dhe arkitekturës në Gjirokastër.

Zbulimi provon tezën e ngritur gjatë studimeve në kuadër të projektit ?Transizmik?- Risku Sizmik i Qendrave Historike viti 2008", se shumë ndërtesa në pazarin karakteristik në Gjirokastër janë ngritur mbi objekte të vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulohen-kalldrem-e-katakombe-dalin-ne-drite-deshmi-te-reja-ne-pazarin-e-gjirokastres

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz