#oranews

Të shtunën e 2 marsit mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Janë 6 kandidatë që do të garojnë, ndër të cilët bie në sy rikandidimi i Skënder Bruçajt, dhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Pjesë e votimit janë 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit, 35 myftinj si edhe anëtarët nga shoqëria civile.

Në ditën e fundit të aplikimit gjashtë janë kandidatët për të marrë postin e kreut të ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Në garë për të marrë mandatin 5-vjeçar, përveç kreut aktual Skënder Bruçaj, janë edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Gëzim Abdishahi, Inspektori i Xhamive në KMSH, Islam Hoxha, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, Gramoz Blliku, Myftiu i Lushnjës dhe Bujar Spahiu, Nënkryetar i KMSH.

Kryetari i ri do të zgjidhet me votë të fshehtë nga 12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile.

Gjatë ditës së shtunë pritet të shpallet edhe fituesi.

Zgjedhja e drejtuesit të ri të komunitetit Mysliman pritet të pasohet edhe me përfundimin e punimeve të Xhamisë së Namazgjasë në vjeshtën e këtij viti.

Kandidatët

Skënder Bruçaj ? Kreu i KMSH-së

Ylli Gurra ? Myftiu i Tiranës

Gëzim Abdishahi ? Inspektori i Xhamive në KMSH

Islam Hoxha ? Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së

Gramoz Blliku ? Myftiu i Lushnjës

Bujar Spahiu ? Nënkryetar i KMSH-së

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllet-afati-i-kandidimeve-gjashte-kandidate-ne-gare-kreun-e-ri-te-kmsh

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz