Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike, me opozitën që tashmë ka dalë jashtë Parlamentit duke djegur mandatet e deputetëve, e po ashtu ka nisur një valë protestash për rrëzimin e qeverisë. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por zgjodhi të mos vinte. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?!

"Për ata shqiptarë që ishin ftuar këtu, por nuk kanë ardhur sot këtu... kam vetëm një fjalë: I them kur do flasim?"

Edi Rama
Dje, nga Tirana, delegacioni i Parlamentit Evropian rrëzoi kauzat dhe mjetet e opozitës, duke thënë se zgjedhjet e 2017-ës ishin korrekte, dhe se qeveria është legjitime. Megjithatë, pavarësisht "shuplakës" së fortë ndaj opozitës për protestat e dhunshme, qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme që kërkon opozita, ndërkombëtarët nuk lanë pas edhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama për të gjetur gjuhën e zgjidhjes së krizës aktuale. Ndërkombëtarët refuzuan të ishin negociatorë, pasi e quajtën problem të brendshëm të shqiptarëve, që duhet zgjidhur nga palët politike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën shqiptare, si një faktor që për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tonë tek të huajt. Rama tha se Shqipërisë i vjen e keqja nga vetë shqiptarët, duke ju referuar lobimeve të opozitës në takimet me ndërkombëtare, që përhap për vendin një imazh të zi! Rama tha se sa herë e kanë bërë këtë, i ka mbulur me turp historia.

"Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të rrezikshme dhe asgjë më penguese për shqiptarët, sesa kur ju dalin përballë shqiptarët dhe kur për hesapet e vogla të katundit, apo për hesapet e vogla të klubit, apo për hesapet e vogla të mjedisit politik, e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është patrioti, kush është tradhtari, kush është i miri, kush është i keqi, kush është engjëlli, kush është djalli. Shqiptarët kundër shqiptarëve, këtu në Shqipëri kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer me të gjitha mënyrat dhe e kanë shpërndarë edhe përtej kufijve, se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha kur në Shqipëri paskan lindur kriminelët, qenkan rritur kriminelët e na paskan ardhur e na paskan pushtuar Parlamentin, kriminelët. Eshtë koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50% gra. Kjo është koha kur në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra, sesa ka pasur kurrë ndonjëherë. Kjo është koha kur në Këshillat Bashkiake të Shqipërisë ka 50% gra dhe 50% burra. Pra, kjo është koha, kur varet se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe varet sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin tënd në mish për top për hesapet e tua. Sa herë shqiptarët kanë bërë këtë, ka humbur Shqipëria dhe nuk ka fituar askush dhe ata që e kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia, por kur të mbulon me turp historia, është shumë v...