Pas ngritjes së Task-Forcës, në shumë pallate në Tiranë u zgjodhën administratorë. Kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të problematikave që shqetësojnë banorët, të cilat më parë kaloheshin për zgjidhje në Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës, duke rritur bashkëpunimin e komunitetit.

Por në shumë pallate në kryeqytet qytetarët nuk pranojnë të kenë një administrator. Sipas tyre më efektive është që problemet që kanë ti zgjidhin me njëri-tjetrin, duke shmangur abuzimet.

?Nuk duam administrator. I zgjidhim vetë të gjitha problemet siç bënim qëmoti, janë sa për të amrrë lekët. I lajmë, shpëlajmë vetë shkallët, e paguajmë vetë pastruesen? tha njwri nga qytetarwt.

Erind Bejko, drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Koordinimi i Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, për Report tv thotë se kjo ndodh kryesisht te pallatet që më së shumti jetojnë banorë me qera. Bejko u bën thirrje të gjithë qytetarëve të pranojnë zgjedhjen e një administratori për të zgjidhur ligjërisht çdo problematikë të tyren.

?Janë pallate që ose janë të vegjël, ose kanë hyrje bosh, ose ka vetëm njerëz që jetojnë me qera që nuk e kuptonë që e konsumojnë njësoj pallatin. Zgjidhni administratorin më të mirë, dhe kërkoji llogari ku shkojnë lekët tuaj? tha Erind Bejko. Administratori i pallateve Isidor Koti tregon dhe disa prej vështirësive që hasin më së shumti me banorët e pallateve. Për të, problemi më i madh vazhdon të jetë fakti që qytetarët nuk pranojnë të paguajnë.

?Qytetarët mendojnë se duke qenë se nuk kanë nevojë për shumë shërbime për tu punësuar dikush, mendojnë ta mirëmbajnë vetë. Kjo ndodh te pallatet e vjetra, por edhe ato të rejat që nuk janë plotësuar me banorë, nuk pranojnë të kenë administratorë se nënkuptohet se pagesa do të jetë më e lartë? tha Koti.

Ndër të tjera, administratorët e pallateve tregojnë se nuk kujdesen vetëm për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, por edhe për të sheshuar çdo problematikë apo mosmarrëveshje mes banorëve. Të gjendur në këto kushte, ata kërkojnë bashkëpunim me qytetarët.