#oranews #skenderbrucaj #kmsh
Teksa ditën e shtunë pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari aktual Skënder Bruçaj ka vendosur të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Aktualisht, në garë kanë mbetur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së prej 10 vitesh, Ylli Gurra, Myfti i Tiranë, Islam Hoxha, Myfti i Kukësit dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës. Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit.

Po kush është kandidati favorit?

Me një shkollim të mirëfilltë teologjik në universitetin më të mirë në botë, pikërisht atë të Al-Azharit në Kajro të Egjiptit, Bujar Spahiu mban detyrën e nënkryetarit të KMSH-së prej një dekade.

Spahiu me origjinë nga Kukësi, është një zë me peshë në Këshillin e Teologëve të Komunitetit Mysliman.

?Vendosa të kandidoj për Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nisur nga kërkesa e brendshme e besimtarëve shqiptarë. Prej 10 vitesh mbaj detyrën e Nënkryetarit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Unë gjykoj të ngrihem mbi këtë podium të mbroj vlerat morale dhe historike të Islamit dhe popullit shqiptar?, ka thënë ai për mediat.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/skender-brucaj-terhiqet-nga-gara-kreun-e-kmsh-se
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz