Surprise Me!

Ora News - U kapën me 100 kg marijuanë në makinë, mbeten në burg 4 të arrestuarit

2019-03-01 6 Dailymotion

#oranews

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg nkatër të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar "Segmenti".Trupa gjykuese dha masën e sigurisë burg pa afat për Nardi Malaj, 45 vjeç, Jozef Ndoci, 34 vjeç dhe Aurel Tanushi, 24 vjeç, ndërsa për Dod Dodanin, 41 vjeç u dha masa e sigurisë burg me afat 35 ditë pasi Prokuroria kërkon të verifikojë prova shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga policia ishin të paqarta.

"Burg pa afat" për Nardi Malajn, Jozef Ndocin dhe Aurel Tanushin, si dhe "burg me afat 35 ditë" për Dod Dodanin dha Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.

4 shtetasit u vunë në pranga nga policia gjatë operacionit të koduar ?Segmenti?, ku u kapën 100 kilogram marijuanë, si dhe u sekuestruan 2 automjete dhe 4 telefona celular.

Arsyeja përse për Dodanin, që rezulton të jetë këshilltar në Këshillin bashkiak të Vau Dejësit u dha "burg me afat 35 ditë", lidhet me kërkesën e Prokurorisë për të verifikuar prova shtesë, sepse ato që ishin paraqitur nga policia gjatë zhvillimit të operacionit për arrestimin e tij ishin të paqarta.

Seanca gjyqësore për masën e vlerësimit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesohej nga gjyqtarja Arta Llazani, me prokuror Albert Muçaj, si dhe avokatet mbrojtës Anton Kosteri dhe Arber Raja.

Mësohet se në sallën e gjyqit, Dodani dhe Tanushi i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa dy shtetasit e tjerë Ndoci dhe Malaj i kanë pranuar.

Për të parët pala mbrojtëse kërkoi vetëm "detyrim paraqitje", ndërsa ndaj dy të tjerëve "arrest shtëpie", por u rrëzuan nga trupa gjykuese që la në fuqi kërkesën e organit të akuzës për "arrest me burg".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-kapen-me-100-kg-marijuane-ne-makine-mbeten-ne-burg-4-te-arrestuarit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon