Surprise Me!

Kandidati i PD-së: Nëse Basha s'më ndërton selinë e partisë do pranoj mandatin

2019-03-02 2 Dailymotion

Selami Jenisheri është njëri nga kandidatët në listat e PD-së në qarkun e Tiranës që mund të marrë mandatin e deputetit pas dorëheqjes së opozitës. Jenisheri, kryetar i partisë së Pensionistëve të Shqipërisë është i dyzuar, ndërsa ka një kusht për Lulzim Bashën që të mos pranojë mandatin. Ai thotë se nëse Bashkia e Shkodrës do i ndërtojë selinë e partisë që i ka prishur, atëherë nuk do ta pranojë mandatin, në të kundërt do ti thotë 'PO' thirrjes së KQZ-së. Selami Jenisheri gjatë prononcimit nga Shkodra, tregon edhe bisedën që kishte bërë me Bashën.<br /><br />"Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në listën e PD-së. Unë kryetar i pensionistëve të Shqipërisë. PD ka parë të arsyeshme që ti djegë mandatet, edhe nuk ka asnjë arsye që të mos e djeg mandatin. Por ka ndodhur një incident, që duhet zgjidhur ligjërisht, që unë të respektoj këtë koalicion. Mua më kanë shkatërruar selinë e partisë, më kanë nxjerrë me më vrarë, me më rrëmbyer, këta janë prokuroria dhe policia nuk pranon me hetuar.<br /><br />Makina ime është në polici, nuk pranojnë me ekspertuar. Unë jam biznesmen dhe më kanë shkatërruar biznesin. Këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e bashkisë së PD-së, unë kam biseduar me Bashën, më ka thirrur ditën e shtunë, dhe i kam thënë më zgjidh partinë, që unë të ushtroj punën, pasi në të kundërt nuk e ndjej veten pjesë e kësaj liste. Basha më tha do të bisedoj me Voltana Ademi, kjo është gallatë krejt.

Buy Now on CodeCanyon