Surprise Me!

Report TV - Vlorë, vrau gjyshin pas grabitjes, gjykata jep arrest me burg për nipin

2019-03-02 1 Dailymotion

VLORE-17-vjeçari që vrau gjyshin tre ditë më parë është lënë në burg, së bashku me shokun e tij që i siguroi armën, ndërsa dy adoleshentët e tjerë janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të akuzuarit. Prokuror i cështjes ka qenë Dritan Marku. Akuza ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg, masë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari Albert Spiro për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani.<br /><br />Pas kryerjes së krimit ai fshehu gëzhojën në një cep të ballkonit të katit të tretë të pallatit, ndërsa armën e kishte hedhur në një pusetë, në një rrugë përballë shtëpisë ku banonte bashkë me gjyshin. E ndërsa në fillim mohoi krimin duke akuzuar hallën, ai u zbulua nga mesazhet që iu gjetën në telefon, ku kishte porositur armën.<br /><br />Marjus Alushaj 28 vjeç, shoku me të cilin foli për të blerë armën është lënë në burg, ndërsa L.M. dhe Florjan Xhyvelaj në detyrim paraqitje. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi dosjen e plotë sot (lexo këtu). Kapllani ishte rritur nga gjyshërit pasi babai i tij kishte vdekur në një aksident rrugor duke e lënë 3 vjeç, ndërsa nëna kishte ndëruar jetë disa vite më vonë për si pasojë e një sëmundje.

Buy Now on CodeCanyon