Me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të pastër, Kosova është duke hartuar një plan për zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës. Madje ka formuar edhe grupet punuese, për këtë çështje.

Si shembull pritet të marrin Shqipërinë që qeset e plastikës të ofrohen më pagesë ka thënë në një intervistë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Kosova edhe më parë kishte marrë vendim për ofrimin e qeseve të plastikës kundrejt një pagese por nuk ishte zbatuar pasi kishte hasur në kundërshtim të bizneseve të mëdha.

Ndryshe, Kosova gjatë vitit 2019 dhe 2020 do të udhëheqë fushatën për pastrim ?Let?s Do it World? që merret me pastrimin e mjedisit në 160 vende të botës.

Tv Klan