Pas 6 vjetësh zvarritje të punimeve, rruga e By Pass-it të Fierit tashmë është në fazën intensive të punimeve të saj. Punimet nisën në vitin 2011, por ecuria e ngadaltë e tyre dhe shkelja e kontratës, detyroi qeverinë shqiptare që të rindërtojë edhe njëherë 22 kilometrat e kësaj autostrade.

Sot në gjurmën e By-Passit të Fierit ka përfunduar faza e parë e punimeve, ajo e mbushjes me gurë. Në muajin Qershor, me hapjen e sezonit turistik, pritet që njëra korsi të jetë e përfunduar, çka do të shkurtojë në 20 minuta rrugën Levan?Fier, ndërsa kompania do të vazhdojë punimet për dy korsitë e krahut tjetër të autostradës.

By Pass-i Fierit zhvendos qarkullimin e automjeteve në anën perëndimore të Fierit, duke bërë kështu lidhjen me autostradën Lushnjë?Fier, Fier?Vlorë dhe Levan?Tepelenë. Problemet me kompaninë e parë, e cila fitoi garën për ndërtimin e këtij segmenti për shkak të ecurisë së dobët të punimeve shtynë me 3 vjet përfundimin e rrugës.

Prej 3 muajsh punimet në këtë segment kanë rinisur, ndërsa planifikohet që autostrada të jetë gati në fund të vitit. E gjithë kontrata e kësaj rruge kap vlerën 37.9 milion euro.

Tv Klan